Conte takohet me Zhang, 5 yje në shënjestrën e Interit

Pas zyrtarizimit të Antonio Conte si trajner i Interit, italiani ka udhëtuar në Madrid bashkë me drejtuesit e klubit, aty ku është takuar me presidentin e Suning, Zhang Jindong, babai i presidentit të Inter, Steven Zhang.

“La Gazzetta dello Sport” raporton se vetë Zhang ka kërkuar një takim ballë për ballë me trajnerin e ri, ku i ka bërë të qartë se kërkon të ketë një skuadër të madhe, për të ndërtuar një Inter të fortë.

Conte e ka marrë mesazhin e presidentit të madh dhe e di fare mirë projektin zikaltër, për këtë në listën e blerjeve janë vënë 5 lojtarë, teksa deri tani janë siguruar shërbimet e Diego Godin.

Edin Dzeko është emri i parë për sulmin, teksa raportohet se Inter ka gjetur akord me Roman dhe vetë lojtarin. Një emër tjetër për majën e sulmit është Romelu Lukaku, por nëse ndodh shkëmbimi Icardi-Dybala sulmuesi belg largohet nga lista pasi është shumë i kushtueshëm.

Conte ka një të preferuar: Federico Chiesa quhet dhe për të duhen 70 milionë euro. Një operacion i vështirë, ku duhet të ndeshen edhe me konkurrencën e Juventusit.

Në listë më tej është Nicolo Barella, për të cilin Cagliari ka kërkuar 50 milionë euro, por që mund të mbyllet për një shifër më të ulët. Nuk është përjashtohet as emri i Lorenzo Pellegrini nga Roma.

Së fundi, Marotta po ndjek edhe Aleksandar Kolarov, 33-vjeçari serb po shikohet si alternativë, duke qenë se është shumë mik me Dzeko dhe Perisic.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here