E mposhti kancerin dhe mbrëmë e shikoi djalin e tij duke fituar Ligën e Kampionëve (VIDEO)

Një tjetër storje që dëshmon se futbolli është më tepër se një lojë.

Jordan Henderson pati një motiv shtesë për ta fituar Ligën e Kampionëve mbrëmë, pasiqë babai i tij i cili kishte mposhtur kancerin në fyt gjendej në tribunat e Wanda Metropolitanos për ta ndjekur atë.

Gjatë kohës së shërimit babai i Henederson ka kërkuar që ata të mos shihen deri sa ai të mos shërohet. Ai është diagnostifikuar me kancer në vitin 2013, ndërsa Henderson e ka zbuluar të gjithë këtë storje për mediat.

“Kur babai im më tregoi se është diagnostifikuar me kancer, unë u bëra një njeri më i pjekur. Futbolli për mua është gjithçka, por kur sfidoheni me gjëra të tilla ndryshojnë prioritetet. Ishte shokuese për mua, pasiqë më parë nuk isha përballur me një gjë të tillë.”

“Ai ishte krenar me mua, mirëpo nuk dëshironte që të shiheshim. Mënyra e vetme për ta ndihmuar atë, ishte që të luaja mirë çdo fundjavë, pasiqë e dija se ai më shihte nga televizori. Ishte një lloj motivimi shtesë për mua, pasiqë nëse do të luaja mirë do ta ndihmoja atë që të shërohet në njëfarë mënyre”, deklaroi Henderson.

Henderson ia arriti qëllimit, babai i tij e mposhti kancerin dhe ishte mbrëmë në Madrid për ta parë djalin e tij duke ngritur lartë trofeun e Ligës së Kampionëve.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here