Ndodh edhe kjo, kandidati kryesorë për trajner refuzon Milanin

Milani është në kërkim të një trajneri pas shkarkimit të Gennaro Gattuso.

Pista më e mundshme ishte Simone Inzaghi, i cili është aktualisht trajneri i Lazio.

Gjithsesi “Corriere dello Sport” ka bërë me dije këtë të diel se trajneri italian është takuar me presidentin Claudio Lotito dhe drejtorin sportiv, Igli Tare dhe ka vendosur të qëndrojë në kryeqytet.

Drejtuesit e Lazio e kanë bindur Inzaghin me një ofertë të re, duke i dhënë kontratë 2-vjeçare me pagë 2 milionë euro në sezon, plus bonuse në bazë të rezultateve.

Një lajm i rëndësishëm edhe për Gattuson është ky zhvillim, sepse ish-trajneri i kuqezinjve përflitej se do të ishte kandidati kryesor për të marrë drejtimin e Lazio, nëse Inzaghi largohej për tek Milan.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here