Zbulohet dhurata e parë e Maldinit për Giampaolon, Milani transferon yllin e Serie A!

Pas largimit të Gennaro Gattusos nga Milani, Rosonerët janë në kërkim të një trajneri të ri, ndërsa sipas informacioneve të fundit drejtimin e skuadrës do ta marrë Marco Giampaolo.

Giampaolo i cili pritet të largohet nga Sampdoria është i preferuari i Paolo Maldinit për stolin e Milanit.

Siç raporton Corriere dello Sport, mbrojtësi i Sampdorias, Joachim Andersen do të jetë dhurata e parë e Maldinit për Giampaolon.

Corriere dello Sport, shkruan se Milani ka shfaqur interesim për mbrojtësin danez, i cili ka bërë paraqitje të mira nën drejtimin e Giampaolos.

Nesër pritet që Maldini të vendos për të ardhmen e tij te Milani, ndërsa Ivan Gazidis shpreson se legjenda e Milanit do të qëndrojë në San Siro.

Giampaolo është i preferuari i Maldinit për stolin e Milanit dhe përveç Andersen, në San Siro mund të transferohet edhe Dennis Praet.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here