E ardhmja si “tender”, për Hysajn futet në garë edhe një tjetër klub “big”

Elseid Hysaj pret vetëm ditën kur do të largohet nga Napoli. Nëse deri më tani, Juventus, Inter dhe Atletiko Madrid lakoheshin si destinacione të mundshme për shkodranin, së fundmi shtohet edhe Anglia. Lajmi publikohet nga gazeta napolitane, por më tej merr publikime edhe nga media në Angli, si për të shtuar besueshmërinë në ditët e para të merkatos.

ÇELSI – “Blutë e Londrës” janë ende të pavendosur për të ardhmen e trajnerit ndaj edhe Çelsi mund të jetë një destinacion për Hysajn. Së pari, në rast se trajneri Sarri qëndron dhe së dyti, në rast se Çelsi fiton në Kas betejën me UEFA-n për të hedhur poshtë vendimin që i bllokon merkaton verore.

Këto janë kushtet fillestare që shqiptari të bashkohet me skuadrën londineze. Një lajm që deri më tani është lakuar disa herë nga burime të ndryshme. Mirëpo, së fundmi, mediat napolitane të cilat marrin konfirmime edhe nga Anglia, shtohet edhe Junajtid në Garë.

Hysaj

MANÇESTER JUNAJTID – Nga sa bëhet me dije, është “Il Matino” që rreshton skuadrën e drejtuar nga Solskjaer si një prej të interesuarave për futbollistin e Kombëtares shqiptare. Nga sa bëhet me dije, “djajtë e kuq” janë duke bërë gati ofertën zyrtare për shërbimet e Hysajt.

Pas Juventusit, i cili me ardhjen e mundshme të Sarrit bëhet destinacioni i parë për Hysajn, Interit që është raportuar se ka bërë ofertë zyrtare nga Marota dhe Atletikos së Madridit, shtohen pistat angleze për shqiptarin.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here