Maldini pranon postin e drejtorit teknik, ja kush do të jetë trajneri i ri i Milanit

Pas një reflektimi disa ditor, ish-kapiteni i Malanit, Paolo Maldini ka thënë “po”, duke pranuar postin e drejtorit teknik, pas propozimit të bërë nga Gazidis.

Fondi “Elliott” i ka garantuar legjendës të gjithë mbështetjen e nevojshme, duke i dhënë rrugë të lirë të afrojë në klub si bashkëpunëtorë. Njëri prej tyre do të jetë Anxhelo Karbone, ndërkohë që do të synohet edhe afrimi i Igli Tares, në rolin e drejtorit sportiv.

marco-giampaolo-cropped_pemntq2khmcr1ofky1mpu0d6x

Për sa i përket trajnerit, duket se nuk ka më dyshime. I përzgjedhuri i Maldinit është Marko Xhampaolo. Tekniku i Sampdorias i përgjigjet karakteristikave të kërkuara nga Maldini, teksa në ditët e ardhme pritet të vijë edhe zyrtarizimi.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here