Tronditet Franca, Mbappe pëson lëndim

Me mungesën e Olivier Giroud, Mbappe ishte lojtari ideal për ta udhëhequr vijën e sulmit të ‘Gjelave’ por kjo nuk zgjati shumë, pasi një duel me Raul Castron doli të jetë fatal për të.

20-vjeçari liroi fushën për Wissam Ben Yedder dhe tashmë paraqitja e tij në ndeshjet kualifikuese për Euro 2020 ndaj Turqisë të shtunën është në dyshim të madh.

Trajneri i Les Bleus, Didier Deschamps shpreson që ylli i skuadrës të rikuperohet në kohë për ndeshjen më të vështirë të grupit H.

Pas ndeshjes kundër Turqisë, Franca do të udhëtojë për t’u përballur me Andorrën tre ditë më vonë në Estadi Nacional.

Kampionët e Botës e nisën fushatën kualifikuese për Evropianin 2020 me një fitore bindëse në muajin mars, pasi mundën 4-1 Moldavinë dhe 4-0 Islandën.

Ndryshe, në miqësoren e sotme Franca shënoi fitore 2-0 ndaj ekipit nga Amerika Latine.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here