Ylli i Atleticos mungon ndaj Kosovës

Qendërmbrojtësi Stefan Savic ka pësuar lëndim dhe nuk do të jetë i gatshëm për sfidën me ‘Dardanët’, e cila zhvillohet më 7 qershor në Podgoricë.

Pika më e fortë e fazës defanzive të Malit të Zi nuk do të jetë gati për Kosovën, ka konfirmuar stafi i përfaqësueses malazeze.

Savic kishte probleme të mëdha këtë sezon me lëndime, pasi është paraqitur vetëm 15 herë në total me Atleticon në La Liga.

28-vjeçari numëron 50 paraqitje me fanellën e Malit të Zi, andaj mungesa e një lojtari me përvojë do të jetë një plus i madh për ekipin tonë.

Shto kësaj faktin se qendërsulmuesi i Kosovës, Vedat Muriqi është në formë jetike kohëve të fundit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here