Danilo gjithnjë e më pranë Interit, ja se çfarë po stopon marrëveshjen

Manchester City thuhet se ka hedhur poshtë një ofertë prej 15 milionë eurosh nga Interi për Danilon, por ka optimizëm se do të arrihet një marrëveshje.

“The Sun” njofton se Citizens ‘hodhën poshtë menjëherë ofertën”, pasi ajo është pak më shumë se dhjetë milionë më pak se sa po kërkojnë anglezët, e cila kap shifrat e 25.4 milionëve.

Megjithatë, gazeta raporton se braziliani dëshiron të largohet nga kampioni anglez pasi që nuk po ka shumë hapësirë te skuadra që udhëhiqet prej sheikëve.

“Ka besim se marrëveshja do të shkojë mirë. Të dy klubet kanë një marrëdhënie të mirë “, pohoi një burim i paidentifikuar.

Besohet se kampionët anglezë do të përdorin paratë nga shitja e 27-vjeçarit për të financuar blerjen e mbrojtësit të Juventusit, Joao Cancelo.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here