Derbi në merkato, gjigantët anglez në garë për yllin e Leicester

Mesfushori i Leicester, James Maddison është në shënjestrën e katër klubeve më të mëdha angleze.

Maddison është në shënjestrën e Liverpoolit, Manchester Cityt, United dhe Tottenham.

The Sun, raporton se katër klubet kanë filluar kontaktet me Leicesterin dhe në merkaton e verës pritet garë për të siguruar shërbimet e tij.

Ai vlerësohet në treg rreth 60 milionë paund, ndërsa Leicester janë të detyruar ta shesin për të rregulluar balancin e klubit.

22-vjeçari u transferua vitin e kaluar te Leicester për 20 milionë paund dhe në sezonin e tij të parë me Leicester shkëlqeu duke krijuar më së shumti raste për gol në Premier League dhe morri ftesë nga përfaqësuesja e Anglisë.

Maddison morri ftesën e Southgate në ndeshjen e tetorit ndaj Kroacisë, mirëpo është lënë jashtë për ndeshjen me Hollandën.

Ole Gunnar Solskjaer e ka piketuar atë si objektivin kryesorë për merkaton e verës. Nga ana tjetër Guardiola është impresionuar nga paraqitjet e Maddison dhe e dëshiron atë në Etihad.

Klopp dhe Pochettino gjithashtu kanë shfaqur interesim për Maddison dhe në verë na pret një garë mes gjigantëve.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here