Efekti Salah: Ulet shkalla e Islamofobisë në Merseyside

Mohamed Salah nuk është i jashtëzakonshëm brenda fushë, por është edhe jashtë saj. Sipas një studimi, egjiptiani ka arritur që ta ulë shkallën e Islamofobisë në Merseyside.

Sulmuësi 26-vjeçar i Liverpoolit shënoi në finale të Ligës së Kampionëve në Madrid të shtunën e kaluar, duke i ndihmuar The Reds që ta fitojnë titullin e gjashtë në histori.

Për më shumë, Salah është poashtu edhe njëri ndër iniciatorët më të mëdhenj që ka filluar të ndryshohet mendimi rreth Islamit dhe mos të njihet si fe terroriste.

Egjiptiani ka rritur kujdesin rreth besimit Islam në Angli gjatë muajit të Ramazanit, madje duke luajtur agjerueshëm në finalen e të shtunës në Wanda Metropolitano.

Sipas një studimi nga IPL (Politika e Imigracionit), ndikimi i Salahut në Merseyside rreth Islamit paqësor ka arritur deri në 20 %.

Ata kanë bërë me dije se sjella miqësore dhe veprat e mira të yllit të Liverpoolit, kanë bërë që shumë persona ta shohin Islamin me një sy tjetër dhe jo si fe terroriste.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here