Bombë: Buffon rikthehet në Serie A!

Ditën e djeshme Gianluigi Buffon ka njoftuar për largimin e tij nga PSG dhe rikthimin në Itali.

Buffon do të largohet nga PSG pas vetëm një viti. Italiani u transferua në Paris sezonin e kaluar dhe firmosi kontratë 1 vjeçare me opcion vazhdimi, por një gjë e tillë nuk do të ndodhë.

Sot e përditshmja La Repubblica, raporton se interesim për Buffon ka shfaqur skuadra e saporikthyer në Serie A, Brescia.

Mirëpo Brescia nuk është klubi i vetëm që ka shfaqur interesim për Buffon. Ditëve të fundit është raportuar se Buffon ka biseduar me Tottin për transferimin te Roma. Në listën e skuadrave të interesuara për Buffon është Lazio dhe Parma.

Buffon ka marrë oferta nga SHBA dhe Kina, por sipas të gjitha gjasave do ta mbyll karrierën në Itali.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here