Barcelona ka një „plan B“ për përforcimin e sulmit

Barcelona është në kërkim të një sulmuesi i cili do të jetë pasuesi i Luis Suarez, ndërsa objektivi kryesorë është Antoine Griezmann.

Megjithatë Barcelona ka edhe opsione të tjera dhe mediat katalanase zbulojnë se plani B i blaugranëve është Marcus Rashford.

Opsioni Griezmann është shumë i shtrenjtë dhe në zhveshtore mund të vijë deri te ndarja mes lojtarëve dhe prandaj Barcleona po shqyrton edhe alternativa të tjera.

Megjithatë vështirë se Solskjaer do të heq dorë nga Rashford, i cili shihet si lideri i skuadrës.

E përditshmja katalanase Sport, raporton se Barcelona është e gatshme të ofrojë 100 milionë euro për Rashford.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here