Bufon drejt transferimit te Barcelona

Xhanluixhi Bufon është në kërkim të një tjetër aventure në futbollin e luajtur, pas divorcit me PSG-në. 41-vjeçari ka vendosur të mos heq dorë, teksa është duke shqyrtuar mundësitë e transferimit.

Ndërkohë ditën e sotme, në mediat italiane është duke qarkulluar një lajm i bujshëm që e lidh gardianin me Barcelonën.

Sipas gazetarëve sportivë, Tankredi Palmeri dhe Xhanluka Di Marcio, blaugranasit janë duke menduar për të afruar fituesin e Kupës së Botës në “Camp Nou”, si portier të dytë pas Ter Shtegen.

bufon psg

Bufon kërkon të fitojë me çdo kusht trofeun e Champions Ligës, teksa transferimi te Barcelona, do të ishte një mundësi e artë, për ta bërë këtë ëndërr realitet. Në ditët e ardhshme, pritet që gardianin 41-vjeçar të marrë vendimin në lidhje me të ardhmen e tij.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here