E bujshme: Adnan Januzaj në shënjestrën e Milanit dhe PSG

Emri i Adnan Januzajt mund të kthehet në modë për disa skuadra në këtë merkato vere. Belgu, me origjinë shqiptare, në fakt, sipas asaj që shkruan “El Mundo Deportivo”, i ka bërë me dije Real Sociedad se nuk dëshiron më të qëndrojë.

Shumë skuadra të interesuara për të, sipas gazetës spanjolle. Mes tyre, Milani, Sevilla, Ajax dhe PSG.

Nëse do të bëhej kjo e fundit, sigurisht do të ishte hapi i jetës, edhe pse duket si përrallë, në fakt… Kjo ndoshta lidhet me faktin e largimit te Julian Draxler, ndaj pasuesi mund të jetë belgu, duke pranuar stolin.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here