Juventus sakrifikon sulmuesin për yllin e Serie A!

Juventus është vënë në lëvizje për mesfushorin e Roma-s, Nicolo Zaniolo.

I transferuar te verdhekuqtë si pjesë e marrëveshjes për shitjen e Nainggolan tek Inter-i, 19-vjeçari ka bërë një sezon të jashtëzakonshëm, duke befasuar të gjithë dhe duke tërhequr vëmendjen e klubeve të mëdha italiane dhe europiane.

Verdhekuqtë po kërkojnë ta bindin mesfushorin e ri që të zgjasë kontratën deri në 2024-ën, por, siç ka shpjeguar “Tuttosport”, kërkesat ekonomike të menaxherit të tij janë të larta dhe nuk përputhen me shifrat e propozuara nga klubi.

Në këtë situatë pasigurie, Juventus ka gati lëvizjen fituese për të bindur Zaniolo-n që të transferohet në Torino. Fabio Paratici, në fakt, është gati të ofrojë 40-50 milionë euro, por bardhezinjtë duket se kanë një plan për të ulur koston e këtij operacioni: të shfrytëzojnë shitjen e ardhshme të Edin Dzeko-s nga ana e Roma-s dhe t’i ofrojnë klubit verdhekuq një sulmues.

Sulmues që mban emrin e Gonzalo Higuain. Argjentinasi do të kthehet në Torino pas huazimit te Chelsea, por nuk bën pjesë në planet e kampionëve të Italisë. Për këtë arsye, ish-lojtari i Napoli-t dhe Milan-it mund të bëhet shumë i çmuar për strategjitë e Juventus-it në merkato.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here