Maldini nis sulmin, përforcimi i parë vjen nga Ajaxi

Paolo Maldini është drejtori i ri teknik i Milanit dhe ka filluar të punojë për skuadrën e sezonit të ardhshëm.

Tanimë është e qartë se Marco Giampaolo do të jetë trajneri i ri i Milanit dhe javën e ardhshme pritet zyrtarizimi.

Mediat italiane kanë zbuluar objektivin kryesorë të Milanit për merkaton e verës dhe ai është Hakim Ziyech.

Ziyech luajti një sezon fantastik me Ajaxin dhe shënoi 21 gola. Ziyech do të largohet nga Ajaxi në fund të sezonit dhe destinacioni i tij i ardhshëm mund të jetë Italia.

Interesim për Ziyech kanë shfaqur disa gjigantë europian, por Milani është i gatshëm ta rrëmbejë atë nga klubet e tjera, ndërsa Maldini ka filluar bisedimet.

Marokeni ka klauzolë prej 25 miliona eurove, shifër kjo aspak problematike për Milanin.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here