Pogba është i shtrenjtë, Juventus nis sulmin për yllin e Ajax

Juventusi është në kërkim të një mesfushori dhe objektivi kryesorë i Biankonerëve ishte Paul Pogba.

Francezi dëshiron rikthimin në Torino, por kërkesat e mëdha të Djajve të Kuq kanë pamundësuar transferimin e Pogbas te Juventus.

Manchester United për lirimin e Pogbas kërkon më së paku 130 milionë euro, shifër të cilën Juventusi nuk është i gatshëm ta paguaj dhe Biankonerët kanë filluar të shqyrtojnë opsione  tjera.

Mediat italiane raportojnë se Zonja e Vjetër është orientuar kah ylli i Ajax, Donny van de Beek, i cili shkëlqeu këtë sezon. Van de Beek ka tërhequr vëmendjen e gjigantëve europian me paraqitjet e tij në Ligën e Kampionëve.

Juventusi është i gatshëm ta rrëmbejë atë para gjigantëve të tjerë. Ajax për lirimin e van de Beek kërkon 50 milionë euro, shifër të cilën Juventusi është i gatshëm ta paguaj.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here