Atletico dëshiron Hysajn, por duhet rritur ofertën për mbrojtësin shqiptar

NAPLES, ITALY - DECEMBER 19: Elseid Hysaj of SSC Napoli in action during the TIM Cup match between SSC Napoli and Udinese Calcio at Stadio San Paolo on December 19, 2017 in Naples, Italy. (Photo by Francesco Pecoraro/Getty Images)

Atletico Madrid është një nga skuadrat që po kërkon shërbimet e mbrojtësit shqiptar, dhe për të thuhet se kanë ofruar rreth 18 milionë euro.

Sipas ‘ESPN’, Napoli kanë refuzuar ofertën e ‘Rojiblancos’ për transferimin e mbrojtësit të krahut të djathtë.

Aurelio De Laurentiis ka refuzuar këtë ofertë duke insistuar se është shumë e ulët, dhe se skuadra spanjolle duhet të ofrojë më shumë.

Kujtojmë se 25 vjeçari Hysaj ishte bashkuar me Napolin në vitin 2015, kur nga Empoli kalonte për 5 milionë euro tek Napoli.

Ai ka regjistruar 170 paraqitje gjatë qëndrimit tët ij në ‘Stadio San Paolo’.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here