Barcelona nuk ka kontaktuar për Griezmann

Kalimi i francezit në Francë tashmë është vënë në dyshim, pas fjalëve të fundit të Cerezo, i cili ka thënë se nuk është kontaktuar nga Barcelona.

28 vjeçari lidhet me një kalim tek Barca që nga momenti kur bëri të ditur se do të largohet nga ‘Wanda Metropolitano’.

“Nuk e di se ku do të shkojë lojtari. Nuk ia kam fare idenë se ku mund të përfundojë ai. Mendoj se nuk e di askush” ka thënë Cerezo.

“Askush nga Barca nuk më ka kontaktuar mua” ka shtuar ai.

Raportohej se Griezmann mund t’i bashkohej Barcës për shumën e 100 milionë eurove, por kampionët e La Liga duket se nuk kanë marrë akoma asnjë hap.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here