Buffon po rikthehet në Serie A?

Buffon mund të rikthehet aty ku nisi gjithçka, tek skuadra e Parmës, bëjnë të ditur raportimet e fundit nga ‘Goal Italia’.

Kontaktët mes palëve veçse kanë nisur dhe Gigi thuhet se është i gatshëm të kthehet në Itali.

Buffon kishte bërë debutimin e tij në Serie A në moshën 17 vjeçare, në nëntor të vitit 1995, në një barazim 0:0 kundër Milanos.

Ishte viti 2001 kur portieri italian ishte transferuar tek skuadra e Juventus, skuadër me të cilën bëri historinë.

Mbetet të shihet se si do të ecin negociatat dhe nëse ai do të kthehet tek Parma.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here