Spektakël nga Argjentina, Messi shënon dy herë në fitoren kundër Nicaraguas

Të udhëhequr nga Lionel Scaloni në stol dhe Lionel Messi në fushën e blertë, Argjentina shënoi fitore me rezultatin 5:1 kundër Nicaraguas.

Ishte ylli i Barcelonës, Lionel Messi ai që shënoi dy golat e parë në këtë takim në minutat 37 dhe 38.

Dy herë të tjera për argjentinasit realizoi Lautaro Martinez, në minutat 63’ dhe 73’.

Roberto Pereyra shënoi golin e pestë dhe të fundit për Argjentinën në minutën 81’, kurse Juan Barrera realizoi golin e nderit për Nicaraguan, në minutën e 90’.

Më poshtë mund të shikoni disa nga momentet më të mira të Messit dhe shokëve të tij.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here