Van de Beek: Gëzohem që emri im lidhet me një transferim të mundshëm tek Barcelona

Lojtari aktualisht është i ngarkuar me kombëtaren e Holandës, ku po garon në Ligën e Kombeve dhe me kombëtaren e tij ka prekur fazën finale.

Pas gjysmëfinales së luajtur kundër Anglisë, Van de Beek ka komentuar edhe zërat e fundit që e transferojnë atë në ‘Camp Nou’.

“Nuk është e vërtetë se ata kanë pyetur për mua, shumë gjëra dalin në gazeta, por unë nuk di asgjë. Kam kontratë dhe do të shoh çfarë ndodh, jam i lumtur tek Ajax” ka thënë fillimisht lojtari.

“Sigurisht, është mirë që emri im lidhet me Barcelonën, por unë duhet të luajë më shumë, të përmirësohem e të përmirësohem. Më vonë do të shoh se çfarë ndodh” ka thënë ndër të tjerash mesfushori.

Van de Beek gëzoi disa minuta në gjysmëfinalen kundër Anglisë, në fitoren 3:1 të kombëtares së Holandës.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here