Nainggolan demanton zërat për largimin e tij nga Interi

Prej pak ditësh flitet se Antonio Conte nuk e dëshiron në skuadër mesfushorin Radja Nainggolan, i cili është në listë për t’u larguar bashkë me Mauro Icardin.

Gjithsesi në një intervistë për “Sky Sport” belgu ka sqaruar zërat duke thënë: “Kam akoma tre vite kontratë me Interin. Spalletti ishte një trajner i mirë.”

Më tej Nainggolan u ndal të shpjegojë vendimet e tij me pak fjalë: “Nuk flas për merkaton, unë gjithmonë kam qenë në një skuadër për shumë vite dhe më duket e çuditshme që të largohem nga Inter vetëm pas një viti. Është një klub që më ka vlerësuar dhe më ka besuar, dua të ua shpërblej me punë.”

“Conte? Në karrierën time kam pasur shumë trajnerë të mirë dhe shumë njerëz të mirë, por edhe njerëz më pak të mirë dhe më pak trajnerë të mirë. Njerëzit duhet të jetojnë, ndodh që dikush është më simpatik se tjetri. Unë dëshiroj të fitoj, kështu që nëse kompania ka vendosur të ndryshojë, natyrisht ata mendojnë se po përmirësohen.

“Po e përsëris, për mua Spalletti është një person i veçantë dhe unë gjithmonë kam qenë mirë me të, por tani për mua do të jetë një gjë e re. Ata më kanë folur mirë për Conte, më kanë thënë se përshtatet mirë, të gjithë do të jemi në dispozicion. Unë kam kontratë trevjeçare, kështu që unë jam i qetë”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here