Jo vetëm Militaon, Reali transferon një tjetër yll nga Portugalia

Real Madrid është duke ndërhyrë fuqishëm në merkato dhe përveç repartit të avancuar, ku deri tani ka zyrtaziuar, Luka Jovic dhe Eden Hazard, revolucion duket se do të ketë edhe në mbrojtje.

Afrimi i Eder Militao nga Porto dhe me shumë mundësi ai i Ferland Mendy nga Lyon, dukej se do të kompletonte gjithçka sa i përket këtij reparti, por drejtuesit madrilenë nuk janë ende të kënaqur, duke kërkuar të tjerë përforcime.

Emri i rradhës vjen sërish nga Portugalia dhe bëhët fjalë për mbrojtësin Ruben Dias që luan me Benficën. “Shqiponjat” portugeze pëlqejnë sulmuesin Raul de Tomas dhe “Los Blancos” kërkojnë të përfitojnë nga kjo situatë duke ofruar kartonin e tij plus 20 milionë euro për të marrë mbrojtësin në Santiago Bernabeu.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here