Juventus sakrifikon 5 yje për rikthimin e Pogba

Paul Pogba ishte në qendër të kritikave sezonin e kaluar gjatë kohës kur trajner i Manchester United ishte Jose Mourinho. 

Me largimin e Mourinhos dhe ardhjen e Ole Gunnar Solskjaer, Pogba u rikthye në formën e tij më të mirë dhe interesimi për francezin është ngjallur përsëri.

Në merkaton e verës Real Madridi dhe Juventusi pritet të garojnë për shërbimet e francezit.

Pogba nuk dëshiron të qëndrojë në Old Trafford, pasiqë Djajtë e Kuq nuk do të luajnë në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm.

Siç raportojnë mediat italiane, Pogba i ka thënë Po rikthimit te Juventusi dhe francezi mund të rikthehet përsëri në Torino, nga ku u largua në vitin 2016.

Juventusi do të sakrifikojë 5 yje për rikthimin e Pogbas. Siç shkruan Daily Mail, Biankonerët do të nxjerrin në shitje 5 lojtarë për të arkëtuar 100 milionë paund.

Juventus do të nxjerr në shitje Mario Mandzukic, Douglas Costa, Juan Cuadrado, Joao Cancelo dhe Mattia Perin.

Paratë e arkëtuara nga shitja e tyre Biankonerët do ti përdorin për rikthimin e Pogbas.

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here