Manchester United dhe Tottenham në garë për yllin e Ajax

Yjet e Ajaxit janë kthyer në lojtarët më të dëshiruar në këtë merkato verore.

Pas Frenkie de Jong, që është zyrtarizuar te Barcelona dhe me De Ligt, Ziyech apo Neres që ndiqen nga ekipet më të mira europiane, është mesfushori Donny van de Beek ai që pëlqehet te klubi nga Amsterdami.

Në fakt, ashtu si edhe shokët e tij të skuadrës, van de Beek ndiqet nga shumë klube, mes të cilave, Inter, Tottenham apo Manchester United. Pikërisht skuadrat nga Premier League janë më të preferuarat për 22-vjecarin i cili është shprehur se do t’i pëlqente shumë që të luantë në ishull.

Për momentin “Djajtë e Kuq” janë disi më të avantazhuar në raport me Tottenham, por me “Spursat” holandezi do të kishte mundësi të luante në Champions League.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here