Perez nis sulmin, Zidane dëshiron mesfushorin e Serie A!

Debutimi i Fabian Ruiz me Spanjën është shoqëruar me duartrokitje dhe buzëqeshje.

Mesfushori i Napoli-t, pas 15 minutave të luajtura kundër Ishujve Faroe, ka siguruar një vend në formacionin titullar në ndeshjen e luajtur dhe të fituar 3-0 të hënën në mbrëmje kundër Suedisë, në të cilën ai ka dhënë asistin për golin e tretë.

Paraqitja e djeshme, bashkë me sezonin pozitiv të zhvilluar me fanellën e Napoli-t, ka tërhequr vëmendjen e disa klubeve. Një prej këtyre është Real Madrid

Sipas “El Chiringuito TV”, Zidane i ka kërkuar klubit t’i bëjë një ofertë napolitanëve për 23-vjeçarin, i cili ka një vlerë 50 milionë euro në merkato.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here