Shumica e urrejnë, por shikojeni momentin kur Ramos ia dhuroi penalltinë Moratas (VIDEO)

Sergio Ramos është njëri nga futbollistët që ose do ta urreni, ose do ta duani.

Mbrojtësi i Realit të Madridit dhe Spanjës është i adhuruar nga tifozët e klubit ku luan, por i urryer nga tifozët e klubeve të tjera.

Por një gjë është e sigurtë, Sergio Ramos është një mbrojtës klasi. Ramos ka fituar katër La Liga dhe katër Champions. Ai gjithashtu është shpallur kampion bote me Spanjën dhe dy herë kampion i europës.

Ramos gjithashtu  është shumë pranë rekordit për tu bërë lojtari me më së shumti paraqitje me përfaqësuesen e Spanjës, rekord ky i cili mbahet ende nga Iker Casillas (167 ndeshje). Ramos ka luajtur 165 ndeshje me përfaqësuesen La Roja.

Ramos mbrëmë shënoi golin e avantazhit për Spanjën ndaj Suedisë nga pika e bardhë dhe ky ishte goli i tij i 7-të në tetë ndeshjet e fundit.

Gjithashtu ky ishte goli i tij i 20-të me përfaqësuesen e Spanjës, më tepër se Xavi, Andres Iniesta, Cesc Fabregas and Pedro.

Ramos pati mundësinë që të shënojë edhe golin e tij të 21-të në minutën e 85-të të ndeshjes, por ai vendosi që tia dhurojë penalltinë Alvaro Moratës.

 

Ramos ia dhuroi penalltinë Moratës, për tia kthyer vetëbesimin lojtarit të Atletico Madridit, i cili nuk kishte shënuar me përfaqësuesen e Spanjës që nga nëntori i vitit 2017.

Gjithashtu Ramos ishte i vetëdijshëm se hajdutët kishin hyrë në shtëpinë e Moratës javën e kaluar dhe deshi që ta ndihmojë atë në njëfarë mënyre.

 

Gjithsesi gjesti i Ramos mbetet për tu rrespektuar.

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here