Zbulohet përforcimi i parë i drejtorit të ri sportiv të Milanit

Që pas largimit të Leonardos, Milani është në kërkim të një drejtori të ri sportiv.

Drejtori sportiv i Genoas, Frederic Massara është i gatshëm për ta pasuar Leonardon.

Milani për drejtor sportiv synoi Igli Taren, por vlonjati i refuzoi kalimin në San Siro.

Massara pritet që ditëve në vijim të takohet me Maldinin dhe Marco Giampaolon për të projektuar Milanin e sezonit të ardhshëm.

Massara ishte drejtori sportiv te Roma pas largimit të Monchit. Gjatë qëndrimit të tij te Roma, Massara kishte synuar transferimin e yllit të Genoas, Christian Kouame.

Por me largimin e Massarës nga Roma gjërat kanë ndryshuar dhe tani Kouame mund të përfundojë në San Siro.

Massara pritet tia propozojë Giampaolos transferimin e Kouames në skuadër si sulmues i dytë, pasiqë ivoriani dhe Piatek kanë luajtur sëbashku te Genoa dhe mund të formojnë një dyshe perfekte në vijën e sulmit.

Kouame është i ri dhe i lirë në treg dhe kjo i konvenon Milanit, pasiqë klubi nuk do të ketë buxhet të madh për merkaton e verës.

 

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here