Jorge Mendes në Madrid, ylli i Realit drejt Serie A!

Napoli pret dritën jeshile nga Real Madridi për afrimin e James Rodriguez.

Kolumbiani i larguar nga Bauyern Munich, pas dy sezoneve huazim, preferohet shumë nga Carlo Ancelotti dhe vetë lojtari ka simpati për trajnerin italian.

Agjenti i James, Jorge Mendes ka shkuar në Madrid, sipas “Sky Spors”, që ka bërë me dije se është duke negociuar me Realin për të gjetur një formulë kalimi të sulmuesit në Napoli.

Për klubin spanjoll do të ishte ideale shitja direkte për 42 milionë euro, mirëpo Napoli kërkon një tjetër formulë: huazim me të drejtë blerje me një çmim më të lartë.

Priten zhvillime të reja nga Madridi dhe më pas do të jetë radha e Napolit për të prezantuar ofertën e duhur, teksa vullneti i lojtarit është që të bashkohet sërish me Ancelottin.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here