Manchester United ka gjetur pasuesin e De Gea-s, një emër surprizë!

Manchester United ka piketuar portjerin e Ajax, Andre Onana si pasuesin e David De Geas.

Gardiani i Djajve të Kuq ka refuzuar ofertën për rinovim dhe kontrata e tij aktuale skadon në vitin 2020.

Kryesia e United është e gatshme që ta lërë spanjollin të largohet sezonin e ardhshëm pa asnjë qindarkë dhe nuk e kanë ndërmend ta shesin atë këtë merkato.

Megjithatë De Gea nuk po kalon momente të mira dhe ndeshjet e fundit me United ka bërë disa gafa dhe kryesia e United do ta konsiderojë edhe një herë vendimin për ta mbajtur spanjollin në Old Trafford.

Siç raporton The Sun, te United janë të mahnitur nga paraqitjet e portjerit të Ajax, Andre Onana dhe ai shihet si pasuesi i De Geas.

Kamerunasi shihet si pasuesi ideal edhe për faktin se kushton 40 milionë paund, dyfish më lirë se Jan Oblak dhe është vetëm 23-vjeç.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here