‘Raiola i Ballkanit’: Njihuni me Fali Ramadanin, agjentin shqiptar që po bën bujë

Blerja e re e Real Madrid, Luka Jovic, prezanton gjithashtu një menaxher të ri të futbollit me merengues: Fali Ramadani. 

Fali Ramadani ishte sot i pranishëm në Santiago Bernabeu gjatë prezantimit të Luka Jovic.

Realo transferoi Jovic për 60 milionë euro, ndërsa 9 milionë euro kanë përfunduar në arkën e agjentit shqiptar.

I lindur në 1963 në Maqedoni, ai jeton në Berlin ku drejton Lian Sports, të cilën e themeloi së bashku me Nicola Damjanac.

Sipas The Economist, Lian Sports është agjensia e 12 më e rëndësishme në botë dhe e pesta nga ato të dedikuara vetëm futbollit.

Ata kanë grumbulluar €49 milion euro si paga agjentësh dhe kanë negociuar të paktën kontrata që në total kapin vlerën e €500 milion euro.

Janë shumë të kujdesshëm të mos tërheqin vëmendje dhe të qendrojnë gjithnjë në hije. Ramadani është fokusuar gjithnjë tek futbollistët serbë, kroatë, boshnjakë dhe malazezë dhe kryesisht ka punuar me Serie A. Në vitet e fundit ka transferuar tek Fiorentina lojtarë si Jovetic, Ljajic, Nastasic, Seferovic dhe Behrami.

Emri i agjentit filloi të dëgjohej në Spanjë verën e kaluar kur nisi interesimi për Pjanic.

Boshnjaku ishte një nga mesfushorët që përflitej për një transferim tek Barcelona për të zëvendësuar Rakitic.

Në fund, lëvizja nuk u bë kurrë, por Ramadani është një njeri për të cilin mund të dëgjohet shumë, në kohën kur Real Madrid duket se ka ndërmend të rinovojë skuadrën.

Emri i Ramadanit gjithashtu është përmendur sëfundmi për trajnerin e ri të Juventusit.

Ramadani është agjenti i Sarrit dhe ai pritet ta kompletojë transferimin e italianit te Juventusi. Ditëve të fundit është raportuar se Ramadani ka arritur ta bind kryesinë e Chelsea për ta liruar Sarrin dhe se Juventusi nuk do të duhet të paguajë 5 milionë euro kompenzim.

Pas transferimit të Jovic, Ramadani mund të bëhet përsëri protagonist duke transferuar Sarrin te Juventusi.

Ndër shumë futbollistë , Lian Sports përfaqëson gjithashtu Marcos Alonso (Chelsea), Ivan Perisic (Inter), Ante Rebic (Eintracht), Cengiz Ünder (Roma), Maksimovic (Napoli), Nikola Kalinic (Atlético), Stevan Jovetic (Mónaco) dhe Samir Handanovic (Inter).

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here