Hazard në Bernabeu, rekord tifozësh (VIDEO)

Më pak se një orë ka mbetur nga prezantimi i Eden Hazard para tifozerisë madrilene, por radhë të gjatë janë krijuar para “Santiago Bernabeu” për t’i uruar mirëseardhjen belgut.

Tashmë po hidhen tezat e para nëse Hazard do të thyejë rekordin e Cristiano Ronaldo, të cilin belgu e vuri sapo doli në fushën e stadiumit mitik. Ishte viti 2009  dhe CR7 u ndoq nga 70 mijë tifozë të Real Madridit në prezantimin e tij.

Kjo është shifra më e lartë e tifozëve madrilenë në një prezantim futbollisti, që nuk është thyer prej 10 vitesh.

 

Sot, klubi i ka dhënë shansin 28-vjeçarit, duke e vendosur në orën 19:00 prezantimin e tij, kur njerëzit janë të lirë për të shkuar në stadium. Nëse Hazard arrin të grumbullojë më shumë se 70 mijë tifozë sot në “Bernabeu” do të jetë rekordi i parë që thyen ndaj Ronaldos, ndërsa mbi shpinë do të mbajë numrin 7, duke i dhënë shansin për të thyer rekorde të tjera në fushë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here