Milani rrëmben yllin e Fiorentinës para Napolit

Milan është mjaftë aktiv në merkaton e verës dhe Rosonerët kanë filluar ta projektojnë skuadrën për sezonin e ardhshëm.

Mediat italiane raportojnë, se Milani është shumë pranë transferimit të yllit të Fiorentinës, Jordan Veretout.

Veretout pritet ta pasojë Bakayokon, i cili do të rikthehet te Chelsea. 26-vjeçari është etabluar si njëri nga mesfushorët më të mirë në Serie A dhe interesim për të ka shfaqur Napoli.

Veretout ishte shumë pranë transferimit te Napoli, pasiqë Ancelotti e dëshironte atë me çdo kusht, por Maldini ka arritur ta rrëmbejë atë nga Napoletanët.

Milani është në bisedime me Fiorentinën dhe marrëveshja pritet të finalizohet ditëve në vijim. Rosonerët janë të gatshëm të ofrojnë 25 milionë euro, ndërsa Fiorentina ka kërkuar 30 milionë euro.

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here