Trajneri i Bosnes zbulon se ku do të luajë Dzeko sezonin e ardhshëm

Zbulim i rëndësishëm nga trajneri i kombëtares së Bosnje Hercegovinës, Robert Prosinecki.

i intervistuar nga “CalcioNapoli24 Live”, ish-kampioni i futbollit kroat ka folur për të ardhmen e Edin Dzekos, duke zbuluar një prapaskenë interesante: “Më ka thënë se do të largohet nga Roma, ndoshta për një tjetër ekip italian”.

Praktikisht, duket qartë se skuadra tjetër italiane do të jetë Interi dhe, duke parë se pas Lukakut, edhe Dzeko ka dalë hapur, mbetet vetëm lamtumira e Icardit.

Por, pikërisht argjentinasi po bëhet pengesë e rëndësishme. Antonio Conte ka detyrën që të ulet të flasë me sulmuesin, për të parë se çfarë do të bëhet.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here