Asgjë nga Interi, ylli i Romës pranë transferimit te një tjetër klub

Pas emërimit të Antonio Contes si trajner i Interit, është spekuluar se njëri nga lojtarët e dëshiruar të tij është Aleksandar Kolarov.

Conte ka kërkuar nga kryesia e Interit transferimin e mbrojtësit serb, mirëpo kryesia e Neroaxurëve nuk ishte e gatshme të ofrojë shumën e parave që kërkonte Roma.

Megjithatë Interi nuk është klubi i vetëm që ka shfaqur interesim për Kolarov.

Në garë për Kolarov është përfshirë gjiganti turk Fenerbahce. Te Fenerbahce po përgatiten për rinovim në skuadër dhe Kolarov shihet si përforcimi ideal për krahun e majtë të mbrojtjes.

E përditshmja turke sabah.com, raporton se Kolarov ka arritur marrëveshje me Fenerbahcen dhe serbi pritet të përfitojë 2.8 milionë euro në Stamboll.

Ende nuk ka informacione se sa para do të paguajë Fenerbahce për shërbimet e Kolarov.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here