Leonardo nis sulmin, PSG përgatit 100 milionë euro për yllin e Serie A!

Paris Saint-Germain, duke parë pasiguritë që ekzistojnë për të ardhmen e Neymar dhe Mbappe, është vënë në kërkim të një sulmuesit.

Sipas “Gazzetta dello Sport”, francezët i kanë kthyer sytë nga Italia.

Kampionët e Francës duan të marrin Lorenzo Insigne nga Napoli, me presidentin De Laurentiis që kërkon 100 milionë euro për ta lënë të lirë. Gjithsesi, vlera aktuale e lojtarit në merkato është 60-65 milionë euro dhe menaxheri i tij,  Mino Raiola, do të takohet me klubin “axurr” për të folur për të ardhmen e   Insigne-s.

Futbollisti nuk do të ishte kundër një transferimit te PSG, ku do të ribashkohej me Marco Verratti-n, shoku i tij i skuadrës te Pescara.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here