Roma ka gjetur pasuesin e Dzekos në Premier League

Në rast se Edin Dzeko do të lërë Romën për të luajtur me Interin sezonin e ardhshëm, atëherë zëvendësuesi i tij do të vijë nga Premier League.

Sipas “calciomercato.com”, sulmuesi 29-vjeçar venezuelin Salomon Rondon do të transferohet te Roma me parametrin zero.

Lojtari ka luajtur sezonin e fundit me Newcastle (33 ndeshje dhe 12 gola), por Rondon është në pronësi të WBA (West Bromwich Albion). Gjithsesi, kontrata skadon më 30 qershor, ndaj lojtari është gati të nisë një aventurë të re, këtë herë në Serinë A.

Roma është interesuar për sulmuesin edhe në vitin 2015, por asokohe verdhekuqtë preferuan Dzeko në vend të Rondon, që këtë herë ka shansin të realizojë ëndrrën. Skuadra italiane ka synuar fillimisht Belotti dhe Higuain, por ata kushtojnë shumë.

Edhe trajneri i ri Fonseca është dakord për transferimin e Salomon Rondon, një sulmues i fortë fizikisht, që më parë ka luajtur edhe në Spanjë e Rusi.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here