Tërmet në Olimpico: Totti largohet nga Roma

Legjenda e futbollit italian Francesco Totti mund të largohet nga Roma, raportojnë mediat italiane.

Totti nuk është i kënaqur pasiqë ende nuk është emëruar si drejtor sportiv i Romës, që pas largimit të Monchit.

Tottit i është ofruar puna si drejtor teknik, mirëpo italiani është i gatshëm të largohet nëse nuk emërohet drejtor sportiv.

E përditshmja La Gazzetta dello Sport, raporton se Totti është shumë pranë largimit dhe se ditëve në vijim pritet ta zyrtarizojë largimin.

Totti është legjendë e Romës dhe ishte pjesë e Ujkonjës për 25 vite.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here