Zyrtare: Fillon epoka Maldini-Boban te Milani

Zvonimir Boban kthehet te Milani.

Zyrtarizimi, në fakt, i bë nga FIFA, që lajmëroi largimin e 50-vjeçarit nga pozicioni i zëvendëssekretarit të përgjithshëm të qeverisë së futbollit botëror (ka punuar si krahu u djathtë i presidentit Gianni Infantino).

Ish-futbollisti i famshëm kroat ka pranuar të marrë detyrën drejtorit operativ që iu ofrua nga kuqezinjtë.

Milani, ndërkohë ka zyrtarizuar edhe Paolo Maldinin në detyrën e drejtorit teknik.

“Është shumë e vështirë të largohesh nga FIFA, por unë ndoqa zemrën dhe pasionin kur e mora vendimin, kështu sikurse vendosa tre vite më parë t’i bashkohesha FIFA-s. Milani është familja ime, Milano dhe Italia janë shtëpia ime. Jam shumë i lutur që u ktheva te Milani im i dashur, ku do të përpiqem të jap kontributin tim për ta çuar aty ku e meriton”, – deklaroi Boban për faqen zyrtare të klubit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here