Merkato e “nxehtë” në Gjermani, Dortmundi në sulm për futbollistin e Juves

MAINZ, GERMANY - NOVEMBER 24: Jadon Sancho of Borussia Dortmund reacts with team mate Marco Reus of Borussia Dortmund during the Bundesliga match between 1. FSV Mainz 05 and Borussia Dortmund at Opel Arena on November 24, 2018 in Mainz, Germany. (Photo by Matthias Hangst/Bongarts/Getty Images)

Hans Joakim Vacke dhe Mikael Cork bënë të pamundurën për të sjellë titullin në Dortmund në sezonin që sapo përfundoi. Por fatkeqësisht, përpjekjet e dy drejtuesve verdhezinj nuk rezultuan të suksesshme dhe kjo jo vetëm për fajin e tyre. Por, me të përfunduar sezoni, skuadra që u rendit e dyta në kampionat pas bavarezëve nisi të mendojë menjëherë për kampionatin e ardhshëm.

Dortmund666

Torge Hazard erdhi nga Gladbah për 25.5 milionë euro, Julian Brand nga Leverkusen për 25 milionë euro dhe Niko Shulc nga Hofenhaim për 25.5 milionë euro.

Tri blerje në vetëm dy ditë, edhe pse merkatoja nuk ka nisur ende zyrtarisht. Borusia duket se është një hap para kampionëve, të paktën në letër. “Kemi kryer blerje cilësore, edhe pse duhet të shohim ende për ndonjë përforcim tjetër”, u shpreh kapiteni Marko Rojs.

MANXUKIÇ – Nuk do të përfundojë këtu merkatoja e Dortmundi, të paktën këtë kuptuam nga fjalët e Marko Rojs. Sipas “Bild”, verdhezinjtë po mendojnë edhe për dy emra të mëdhenj, njëri prej tyre një ishlojtar i Bajernit. Mario Manxukiç që luajti për bavarezët nga sezoni 2012-2014 arriti të fitonte tripletën me kampionët e Gjermanisë në 2013-ën.

mario manxukic

Nënkampioni i botës me Kroacinë luan prej disa sezonesh në Itali me kampionët e Juventusit. Por, pas largimit të Masimiliano Alegrit, Manxukiç mund të bëjë gati valixhet. 9 gola dhe 7 asiste, këto janë shifrat e tij në këtë sezon me bardhezinjtë. Shifra të mira kur mendon që në skuadër ke edhe një si Ronaldo. Borusia pritet të bëjë një ofertë drejt “Zonjës” për të bindur skuadrën italiane të lërë të lirë lojtarin.

mario manxukic

KOSHIENLI – Një emër tjetër që qarkullon në Dortmund është edhe ai i veteranit të Arsenalit, Lourë Koshienli. 33-vjeçarit i skadon kontrata me anglezët në 2020-ën dhe po mendon të gjejë një skuadër tjetër ku pritet të ketë edhe më shumë hapësira.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here