Paratici tentoi ‘t’i bëjë gropën’ Milanit por pa sukses, trajneri i njohur refuzoi Juventusin

Trajneri i ri i Juventusit do të jetë Maurizio Sarri, por në listën e drejtorit sportiv Fabio Paratici ka qenë edhe një tjetër kandidat i fortë.

Ai është Marco Gianpaolo, që sot zyrtarizoi divorcin nga Sampdoria pas 3 vitesh, pasi do të drejtojë Milanin sezonin tjetër.

Sipas calciomercato.com, Paratici e Gianpaolo kanë zhvilluar një takim më 20 maj për të diskutuar për mundësinë e transferimit të trajnerit 51-vjeçar te bardhezinjtë sezonin tjetër. Juventusi ka tentuar të sjellë në Torino trajnerin Gianpaolo dhe të “zërë mat” kuqezinjtë, por në fund bisedimet nuk kanë përfunduar mirë.

Për pasojë, Paratici i është rikthyer idesë së vjetër, që pasuesi i Max Allegri te Juventusi të jetë Maurizio Sarri. Kështu që, Gianpaolo, ashtu sikurse pritet të ndodhë ditët, madje orët në vijim, do të prezantohet si trajneri i ardhshëm i Milanit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here