Manchester United then rekordin, ofertë stratosferike për Maguire

Pas transferimit të Daniel James, Manchester United ka nisur sulmin për mbrojtësin e Leicester City, Harry Maguire.

Tema kryesore në Old Trafford për momentin është largimi i Paul Pogbas, i cili është transferimi më i shtrenjtë i Manchester United për momentin. Francezi sot deklaroi se dëshiron sfida të reja dhe se dëshiron largimin.

Manchester United mund ta thejë sëshpejti rekordin e Paul Pogba prej 100 milionë paundëve.

Siç raporton e përditshmja britanike Mirror, Manchester United prite të ofrojë 101 milionë euro për mbrojtësin e Leicester, Maguire.

Mirëpo Mirror, shkruan se Maguire dëshiron transferimin te City dhe të luajë sëbashku me Mahrez, por City ende nuk ka bërë ofertë për mbrojtësin anglez.

Djajtë e Kuq janë gjithashtu të interesuar për mbrojtësin e Crystal Palace, Wan Bissaka i cili kushton 70 milionë euro.

Mbetet ta shohim se ku do të luajë Maguire sezonin e ardhshëm.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here