SKANDAL: Ndeshja të trukuara në Serie A, një yll i përfshirë

Një tjetër skandal ka goditur futbollin italian.

Në këtë skandal janë përfshirë Frosinone dhe ylli i Lazios, Ciro Immobile.

Lajmin e kanë publikuar autoritetet spanjolle, pasiqë në Spanjë është zhvilluar një hetim për trukim ndeshjes. Operacioni i quajtur Oikos ka hetuar një ndeshje të La Ligas, ndeshje nga e cila është mvarur kualifikimi i Valencias në Ligën e Kampionëve.

Pas dëshmive dhe materialeve të mbledhura është gjetur edhe numri i yllit italian, Ciro Immobile.

Sipas “AS”, “Marca” dhe “El Pais”, që kanë publikuar disa pjesë të përgjimeve, emri i Immobile përmendet në një bisedë mes Aranda-s (ish-futbollist spanjoll i hetuar bashkë me kolegun Raul Bravo) dhe një italiani, Mattia Mariotti, i përfshirë në biznesin e lojërave të fatit ilegale, i cili flet për Immobile-n si të ishte një klient i tij i rregullt.

Sipas raportit të policisë spanjolle të cituar nga shtypi iberik, Mariotti, gjatë një bisede të zhvilluar me Aranda-n më 2 prillin e 2019-ës, ka deklaruar edhe se mund të kontaktonte tre lojtarë të Frosinone-s, skuadër që më pas ra në Serinë B, për të trukuar një ndeshje të kampionatit.

Operacioni, siç lexohet në raport, përfshin “futbollistë prestigjioz, si Ciro Immobile, i cili luan me kombëtaren e Italisë”. Në dokument lexohet edhe se Mariotti është një njeri i besuar i Aranda-s dhe dyshohet se transporton para nga Malaga në Romë dhe anasjelltas.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here