Video që dëshmon se Lionel Messi luan i vetëm te Argjentina

Lionel Messi e ka nisur në mënyrën më të keqë Kupën e Amerikës, pasiqë Argjentina mbrëmë u mposht nga Kolumbia me rezultatin 2-0.

Legjenda e Barcelonës nuk ishte në gjendje ta shpërtojë përfaqësuesen e Argjentinës nga humbja. Messi pas humbjes së parë në grupin B, deklaroi se skuadra ndjehet mirë pa marrë parasyshë rezultatin.

“Nuk dëshiruam që ta fillonim kështu, por duhet ta mbajmë kokën lart dhe të shohim përpara”, deklaroi Messi pas ndeshjes.Argjentina nuk guxon të gabojë ndaj Katarit dhe Paraguait.

Kritikët e Messit nuk kanë ngurruar aspak për ta kritikuar atë pas ndeshjes. Mirëpo një video nga ndeshja e mbrëmshme e dëshmon edhe njëherë se Messi luan i vetëm në përfaqësuesen e Argjentinës dhe nuk ndihmohet aspak nga bashkëlojtarët.

 

Messi është i detyruar të rikthehet deri në mesfushë për ta marrë topin dhe për të çarë përpara. Kur ai faullohet bashkëlojtarët nuk kanë zgjidhje dhe pasojnë topin vetëm te Messi.

Kjo edhe njëherë dëshmon se futbolli është lojë kolektive dhe jo individuale.

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here