Buffon këshillon Juven për blerjen e Rabiot

Xhanluixhi Bufon është në pritje për të vendosur se cili do të jetë hapi i radhës në karrierën e tij, por ndërsa vlerëson ofertat, ai ka kohë që të japë edhe një mendim personal mbi lëvizjet që kanë ndodhur sivjet në pankinat e Serisë A, duke qenë se si Antonio Konte, ashtu sikurse edhe Mauricio Sarri kanë marrë nofkën e tradhtarëve, pas lëvizjeve të tyre.

Bufon

“Pikësëpari dua të them se të krahasosh 15 vitet e Kontes të kaluara te Juventusi, me vetëm tri vitet e Sarrit te Napoli, nuk është e njëjta gjë. Prandaj, krahasimi nuk qëndron. Gjithsesi, ajo që unë di të them është se kam dëgjuar të kërkohet heqja e yllit nga stadiumi bardhezi që i përket Antonios, por shpresoj që tifozët të heqin dorë nga kjo kërkesë.

Të gjithë e dinë sesa i lidhur jam unë me Juventusin, por të kërkosh hakmarrje për Konten, sepse ka zgjedhur Interin, pasi ka fituar gjithçka si trajner dhe lojtar me Juven, më duket shumë e tepruar. Prandaj, larg duart nga ylli i Kontes në ‘Allianz Stadium’. Antonio është një profesionist dhe me rikthimin e tij ka menduar edhe për të ndihmuar futbollin italian, pasi ai është një tip që di t’i japë vlerë projekteve të rëndësishme, siç e ka Interi.

bUFON RABIOT

Madje, jam i lumtur edhe nga rikthimet e Maldinit dhe Bobanit te Milani, pasi futbolli ynë ka nevojë për njerëz si këto, ashtu sikurse edhe Sarri te Juventusi, – shprehet Bufon, që më pas kalon te zyrtarizimi i Sarrit. – Edhe këtu duket sikur ka tradhti, por më falni, e stërviti tri vite dhe mbi të gjitha, shkoi në Angli, fitoi atje dhe zgjodhi një tjetër projekt madhështor si i Juves. Në lidhje me këtë akord, unë nuk mendoj se Sarri është një bast i Anjelit, madje nuk do të jetë as një revolucion.

Thjesht do të jetë një histori krejt tjetër, një diçka që duke parë idetë që Mauricio ka mbi futbollin, do t’i sjellë Juves një filozofi që nuk e përjetonte prej vitesh”. Në fund, në lidhje me një këshillë për merkaton e verës, portieri 41-vjeçar i propozon bardhezinjve Adrien Rabionë:

Bufon Sarri

“Nëse është e vërtetë që e duan, atëherë Juventusi të nxitojë ta blejë. Ai është një fenomen, ka një forcë të frikshme. Është një miks mes forcës fizike të Pogbasë, personalitetit në lojë të Vidalit dhe intuitë inkursionesh si ajo e Markizios. Për mua, Juventusi duhet ta blejë me çdo kusht”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here