Mosha është veç numër, e vërteton Roberto Carlos

46-vjeçari priti derisa topi të binte poshtë para se ta godiste nga mbrapa me këmbë për të pasuar te Robert Pires.

Është e vështirë të përshkruhet me fjalë madhështia që dhuroi me atë pasim braziliani, të cilin mund ta shikoni më poshtë.

Një ndeshje bamirësie u zhvilluar në ‘Stamford Bridge’ mes disa legjendave të Anglisë dhe pjesës tjetër të botës.

Rezultati përfundimtar i takimit ishte 2-2, ndërsa në penallti triumfuan lojtarët nga pjesa tjetër e botës.

E pranishme në stadiumin e Chelseat ishte edhe këngëtarja shqiptare Rita Ora.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here