Bayerni transferon një tjetër mbrojtës nga Stuttgarti

Mesa duket Bayern Munich është në krye të garës për firmën e Ozan Kabak të VfB Stuttgart, këtë e raporton turkja TNT Sport. 

Qendërmbrojtësi, i cili vetëm gjatë dimrit u transferua te Stuttgart për 11 milionë euro, mund të blihet për 15 milionë euro pasi klubi ka rënë një kategori më poshtë.

Bavarezët duan ta blejnë turkun pasi të jenë larguar Mats Hummels dhe Jerome Boateng.

Vetëm pas ikjes së tyre, kampionët e Gjermanisë do të kenë vend për një qendërmbrojtës të ri.

18-vjeçari do të ishte një afrim cilësor dhe me një të ardhme të madhe, ai do të mësonte shumë nga mbrojtësit me eksperiencë që luajnë te kampionët rekord të Gjermanisë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here