Surprizë: Interi transferon yllin e Realit

Marcos Llorente është shumë pranë transferimit tek Atletico Madrid, që ka dorëzuar ofertën prej 40 milionë euro tek Real Madridi, që e ka bërë të qartë se pa 50 milionë nuk e lë të largohet mesfushorin.

Gjithsesi një lëvizje tjetër është raportuar nga media spanjolle “El Chiringuito”, që ka bërë me dije se Inter ka ndërhyrë në këtë operacion duke paraqitur një ofertë të rëndësishme tek klubi madrilen për spanjollin.

Nuk flitet me shifra sesa mund të jetë oferta e zikaltërve që janë në kërkim të një mesfushori, por kjo mund të jetë thjesht edhe një spekulim mediatik për të trembur Atletico Madridin, që të rrisë ofertën për 24-vjeçarin.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here